Ja kush e akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e veriut

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 17:39
Ja kush e akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e veriut

Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, duke u përpjekur t’i tërheqë nga gara kandidatët e komunitetit serbë, ka theksuar Blerim Vela, Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online.

Këtë të diel, më 23 prill, në katër komunat në veriun e Kosovës, pra në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, mbahen zgjedhjet të jashtëzakonshme lokale.

Vela i Presidencës thotë se Serbia po provon të mos i lë në garë serbët, që kanë vendosur të kandidojnë në zgjedhjet e shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani.

“Një shembull i qartë i ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është përpjekja e saj për të detyruar, korruptuar apo frikësuar kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit që të tërhiqen nga zgjedhjet apo pas zgjedhjeve të bëhen subjekt i regjimit të Beogradit dheListës Serbe”, ka shkruar Vela në Twitter.

Lista Serbe, subjekti më i madh politik, që orkestrohet nga Beogradi zyrtar, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtyre komunave në nëntor dhe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje. 

(Kosova Sot Online)