Humb jetën në mes të rrugës taksisti në kryeqytet

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 17:44
Humb jetën në mes të rrugës taksisti në kryeqytet

Një 61 vjeçar ka ndërruar jetë teksa drejtonte mjetin tip taksi. Policia njofton se 61 vjeçari ka humbur ndjenjat teksa po drejtonte mjetin tip taksi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online.

Dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)