Ja kush thotë: Ndoshta nuk do të garojë më për deputet

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 18:47
Ja kush thotë: Ndoshta nuk do të garojë më për deputet

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuse, që nuk i dha të drejtë kërkesës së tij, e ka cenuar demokracinë në shtetin e Kosovës, ka deklaruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ishte ankuar në Gjykatë, me pretendimet se Lista Serbe, i kishte orkestruar votat e qytetarëve.

Berisha u shpreh, me vendimin e fundit, komunitetet pakicë nuk do ta kenë përfaqësimin e duhur në Kuvendin e Kosovës.

“E njëjta mund të ndodh nga partitë, shqiptare dhe serbe. Sot është cenu demokracia në vend, sot është pengu trajtimi pozitiv i komuniteteve joserbe në Kosovë. Sot komunitetet joserbe në Kosovë, e kanë të pasigurtë përfaqësimin e tyre. Në zgjedhjet e ardhshme unë pres, që Lista Serbe dhe partitë të tjera, me vendimin e sotëm secili ka të drejtë të organizojë persona lojalë, të orkestrojë vota, t’i detyroj njerëzit të votojnë persona që nuk lidhen asgjë me të. Mendoj që komunitetet nuk do ta kenë përfaqësimin e duhur, kam qenë viktimë e këtij procesi gjatë këtij mandati”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me këtë vendim nuk është i sigurt se a do të garojë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, komuniteti egjiptian, të cilit i takon vazhdon ta ketë gjendjen e rëndë ekonomike.


(Kosova Sot Online)