Ja pse inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë
Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane duhet të ketë sukses në uljen e inflacionit drejt objektivit prej 2%, tha presidentja e bankës, Christine Lagarde në një konferencë shtypi në Paris.
Ajo beson gjithashtu se ka “ende disa rrugë për të bërë” për të shtrënguar politikën monetare përballë inflacionit, i cili është “shumë i lartë në raport me objektivin”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Kohëzgjatja e këtij kursi padyshim do të varet nga faktorë të ndryshëm dhe në veçanti nga ndikimi i problemeve financiare që përjetuam,” paralajmëroi Lagarde, duke iu referuar krizës që tronditi sektorin bankar në mars pas rënies së dy bankave amerikane.
(Kosova Sot Online)