Aksident me fatalitet: Vdes një person

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 21:48
Aksident me fatalitet: Vdes një person

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rudar të Leposaviqit, një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture”, ka thënë ai Elshani.

Elshani bëri të ditur se kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë.

(Kosova Sot Online)