Vuçiq: Zgjedhjet në veri do të jenë të e tm'errshme për demokracinë

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 21:56
Vuçiq: Zgjedhjet në veri do të jenë të e tm'errshme për demokracinë

Zgjedhjet e së dielës në katër komuna në veri të Republikës së Kosovës do të jenë ditë e tmerrshme për demokracinë, ditë e vështirë për popullin serb, por edhe turp për Evropën, botën dhe vendet e Kuintit, ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ajo do të jetë dita kur zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës, sepse ata i organizuan ato zgjedhje dhe po tallen me to”, tha Vuçiq në programin Prva Tema në TV Prva.

Vuçiq tha se Serbia nuk po merr pjesë në ato zgjedhje për shkak se Bashkimi i Komunave Serbe nuk është formuar për 10 vjet, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

(Kosova Sot Online)