Ky shtet gjobit me 16 mijë euro pronarin e Wikipedia-s

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 13:52
Ky shtet gjobit me 16 mijë euro pronarin e Wikipedia-s

Moska ka gjobitur pronarin e Wikipedia me 16,000 euro për një artikull në lidhje me Ukrainën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konkretisht, pronari i Wikipedia u gjobit me 1.5 milionë rubla (16,700 euro) nga një gjykatë ruse për mos fshirjen e një artikulli për luftën në Ukrainë, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASS.

Rusia ka vendosur një sërë gjobash për Fondacionin Wikimedia në muajt e fundit, por ajo “ende nuk ka në plan” të bllokojë shërbimin, tha ministri i çështjeve dixhitale këtë javë.

(Kosova Sot Online)