Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 08:01
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti shkruan se pas një muaji përkushtimi e sakrifice, kjo festë sjelltë paqe dhe gëzim.

Kurti ka uruar mirësi begati në familje dhe në Kosovë.

Postimi i plotë:

“Me fat Fitër Bajrami!

Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!

Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfrit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.

Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, shkruan Kurti.

(Kosova Sot Online)