Sot në Kosovë mot i vranët dhe me diell

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 08:07
Sot në Kosovë mot i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHK njofton se vende-vende mund të ketë riga shiu.

Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë, ndërkaq maksimalet ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)