Llapjani keqtrajton gruan dhe djalin në natën e Bajramit

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 09:08
Llapjani keqtrajton gruan dhe djalin në natën e Bajramit

Në Podujevë, një rast i dhunës në familje është raportuar në natën e Bajramit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia përmes raportit 24 orësh bën me dije se ka arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshje ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin.

I njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, bën me dije policia në raport.

(Kosova Sot Online)