Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 11:17
 Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri

Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në Veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi, e njëjta ka publikuar një animacion të Policisë së Kosovës mbi të cilin shkruhet “BOJKOT” dhe në kontinjer shkruhet fjala “zgjedhje’ në gjuhën serbe.

Që të treja komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Zgjedhjet pritet të mbahen me 23 prill, të dielen.

(Kosova Sot Online)