Një i mitur theret me thikë në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 14:12
Një i mitur theret me thikë në Fushë Kosovë

Në fshatin Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë është raportuar për një therje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se një i mitur ka therur një të mitur tjetër.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që dyshohet se ka godit me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)