Berisha: 'Meka e demokracisë' nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fiter Bajramit nga qyteti i Kavajës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
‘Ky qytet i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve te Kavajës prevalonte mbi gjithçka’, shkruan kreu i PD-se, Sali Berisha.
Mesazhi i plotë i kreut të PD-së Sali Berisha:
Të dashur miq,
Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ky qytet i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve te Kavajës prevalonte mbi gjithçka.
(Kosova Sot Online)