Një autobus ka marrë flakë deri sa ishte në lëvizje

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 21:31
Një autobus ka marrë flakë deri sa ishte në lëvizje

Mesditën e sotme një autobus ka marrë flakë në lëvizje në urën Liberta, në drejtim të Venecias në Itali. “Corriere” shkruan se nuk ka pasur pasagjerë të lënduar, të cilët zbritën në kohë dhe të sigurt sapo shoferi konstatoi zjarrin.

Autobusi mori flakë mbi urën mes Venecias dhe Mestres që është bllokuar për disa orë për shkak të autobusit të djegur. Pamjet tregojnë re të mëdha tymi dhe flakësh, ndërsa në vendngjarje shkuan disa ekipe të zjarrfikësve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga ana tjetër, edhe pse zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët mjeti u dogj plotësisht.

(Kosova Sot Online)