'Pas liberalizimit të vizave nëse sektori privat nuk përmirëson kushtet e punës, do të ketë tronditje'

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 22:00
'Pas liberalizimit të vizave nëse sektori privat nuk përmirëson kushtet e punës, do të ketë tronditje'

Tregu i punës, pas liberalizimit të vizave, do të pësojë tronditje të mëdha, ka deklaruar kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kjo pritet të ndodh për shkak se në vitin 2022 edhe përkundër shumë procedurave për tu pajisur me viza pune, vendin e kanë lëshuar rreth 60 mijë të rinj e të reja.

“Tregu i punës do të çrregullohet prej kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh se Gjermania si shteti më i madh kur kosovarët migrojnë nga fundi i këtij viti do të liberalizoj në masë të madhe mundësin e punësimit atje dhe kjo do të na rrezikoj në masë të madhe ikjen e punëtorëve tonë. Nëse ne, kryesisht sektori privat, nuk arrin që të përmirësoj kushtet e punës deri në fund të këtij viti atëherë vërtet tregu i punës do pësojë tronditje të mëdha”, ka shtuar i pari i AKB-së, Agim Shahini.

(Kosova Sot Online)