
Lexoni edhe:
Jens Stoltenberg për finalen e luftës në Ukrainë: Do të ishte tragjedi për ukrainasit nëse fiton Putini, rrezik edhe për aleatët e NATO-s
Joe Biden do të njoftojë rikandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara të martën e ardhshme. Lajmin e bën të ditur gazeta amerikane “Washington Post”, që citon burime konfidenciale, transmeton "Kosova Sot Online ".
Njoftimi do të bëhet me anë të një videoje. Biden dhe bashkëpunëtorët e tij kanë zgjedhur të martën sepse përkon me 4-vjetorin e nisjes së fushatës së tij të parë. Prej muajsh, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se dëshiron të rikandidojë, por gjithmonë e ka shmangur njoftimin zyrtar.
(Kosova Sot Online )