Iu gjet pushkë dhe muncion luftarak në shtëpi, arrestohet 57-vjeçari

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 10:15
Iu gjet pushkë dhe muncion luftarak në shtëpi, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar nga Vora është arrestuar, pasi gjatë kontrollit nga policia në banesën e tij u gjetën armë dhe municion luftarak, përcjell “Kosova Sot Online”

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)