Policia jep detaje për vdekjen e burrit nga Deçani që e zuri vetura

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 10:36
Policia jep detaje për vdekjen e burrit nga Deçani që e zuri vetura

Një burrë nga Deçani ka vdekur, si pasojë e rënies së një veture nga vinçi, e cila e kishte nxënë poshtë atë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet mbi vdekjen e tij.

“Fsh. Isniq, Deçan 21.04.2023 – 16:45. Raportohet se në mënyrë aksidentale një veturë kishte rrëshqit nga vinçi dhe kishte nxënë poshtë saj viktimën mashkull kosovar. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)