Mitrovicë: Punëtori i një restauranti kërcënohet me thikë, i grabisin ushqim, para dhe dy telefona

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 10:43
Mitrovicë: Punëtori i një restauranti kërcënohet me thikë, i grabisin ushqim, para dhe dy telefona

Një punëtori të restorantit në fshatin Gushavc të Mitrovicës i është vjedhur ushqimi, pazari ditor prej 120 eurosh dhe dy telefona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin policer thuhet se këtij punëtori, ju vodhën mjetet derisa ishte duke i kryer disa porosi ushqimi kur dy persona të panjohur e të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës e kanë grabitur atë.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Fsh. Gushavc, Mitrovicë 21.04.2023 – 01:20. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restauronit, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditor në vlerë 120€ dhe dy telefona. Rasti është duke u hetuar”.

(Kosova Sot Online)