KQZ: Deri tani procesi zgjedhor në Veri po shkon mbarë

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 10:19
KQZ: Deri tani procesi zgjedhor në Veri po shkon mbarë

Procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe se nuk ka ndonjë problem, ka theksuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, nga një qendër e votimit në Veri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve të komunave veriore që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.

“Unë si kryesues i KQZ-së bashkë me anëtarët Arianit Elshani, Sami Kurteshi dhe kryeshefin Burim Ahmetaj erdhëm me i vizitu qendrat e votimit që janë hapur me kohë dhe pamë që procesi po shkon në rregull, nuk ka ndonjë problem. Gjithashtu dua të ftoj të gjithë qytetarët e komunave veriore që të dalin në zgjedhje në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe në këtë mënyrë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ndërtojnë institucionet legale demokratike. Ne si KQZ siç kam deklaruar më herët kemi ndërmarrë të gjitha masat, në bashkëpunim me policinë, që ky proces të shkojë në rregull, të ketë qetësi, të hapen vendvotimet, të gjitha janë hap me kohë siç është paraparë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit. Po shpresojmë që i gjithë procesi të përfundojë i qetë. Prapë dua të bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë sa më masovike që është e mundur dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, tha ai.


(Kosova Sot Online)