Voton edhe kandidati për kryetar të Zveçanit Ilir Peci

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 10:29
Voton edhe kandidati për kryetar të Zveçanit Ilir Peci

Në njërën nga qendrat e votimit, ka votuar kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se procesi zgjedhor po shkon mire dhe se i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Kandidatit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Peci, për kryetar të Komunën e Zveçanit, është deklaruar pasi ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës.

“Edhe unë dola ta kryejë obligimin tim si të gjithë qytetarët. Shpresoj që çdo gjë të përfundojë me rregull. Për fillim po shkon çdo gjë në rregull, ta shohim tash”, ka deklaruar Peci.

Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme me Policinë e Kosovës dhe me vëzhguesit nëpër qendrat e votim që sipas tij, gjithçka është në rregull.

(Kosova Sot Online)