Ja sa për qind e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 14:43
Ja sa për qind e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit

Sipas raportit hulumtues të organizatës ETEA dhe shtëpisë botuese “Dukagjini” të publikuar sot (e diel) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, 16.6 për qind e qytetarëve nuk lexojnë asnjë libër në vit, derisa 38.3 për qind thonë se lexojnë vetëm 1 deri 3 libra për vit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raporti “Niveli i të lexuarit në Kosovë: Sfidat në të kultivuarit e kulturës së leximit” po ashtu ka nxjerrë në pah se vetëm 7.2 për qind e qytetarëve të marrin pjesë rregullisht në aktivitete të cilat janë të dedikuara për promovimin e librit dhe leximit, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)