Ja kujt i thotë Basha po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 16:27
Ja kujt i thotë Basha po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi

Pasi Ismet Kryeziu nga rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” tha se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi i sotëm zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta dhe se këto zgjedhje skanë legjitimitet juridik e politik, Basha e vendosi atë në anën e Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashka ka ‘evidentuar’ shqiptarë, të cilët ai thotë se “po mërziten që s’po fiton prapë Radoiçiqi e Veselinoviqi me Listën Serbe” në veri.

“Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe. Plot deklarime se këto zgjedhje nuk janë legjitime dhe nuk i plotësojnë kushtet pa marrë pjesë edhe argatët e Vuçiqit.Krejt shtetet ndërkombëtare janë deklaru që i pranojmë rezultatet, por këta ‘tonët’ nuk i pranojnë dhe nuk janë t’kënaqur, sikurse nuk është Vuçiqi me Radojçiçin!”, shkroi Basha në Facebook.

“Shyqyr po bien këso raste e po iu bien maskat!", tha ai.

(Kosova Sot Online)