Autoblindat e Policisë vendosen në stacionin rajonal të Mitrovicës

  • A.P /
  • 23 April 2023 - 16:51
Autoblindat e Policisë vendosen në stacionin rajonal të Mitrovicës

Në stacionin rajonal të Mitrovicës, gjatë kësaj të diele janë vendosur autoblindat e Policisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rreth kësaj çështjeje është prononcuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se autoblindat janë vendosur, ashtu siç e parasheh edhe plani operativ për zgjedhjet, dhe se deri tash nuk ka pasur asnjë incident sa u përket komunave ku janë duke u mbajtur zgjedhjet. 

(Kosova Sot Online)