Kosova sot është në agjendë për anëtarësim në Këshill të Evropës

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 07:34
Kosova sot është në agjendë për anëtarësim në Këshill të Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës sot është në agjendën e Komitetit të Ministrave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniq në Tëitter.

Mbledhja do të mbahet nga ora 14:30 pasdite.

Edhe pse nuk specifikohet se bëhet fjalë për Kosovën, Kosova është e vetmja që ka aplikuar për anëtarësim së fundmi.

(Kosova Sot Online)