30 vjeçari goditet në mes të rrugës me sende të forta, bëhet për spital

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 08:34
30 vjeçari goditet në mes të rrugës me sende të forta, bëhet për spital

Një i ri është goditur barbarisht në mes të rrugës dje në mbrëmje në Tiranë, raporton “Kosova Sot Online”.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari E.Z është sulmuar me sende të forta nga persona që nuk janë identifikuar akoma.

30-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

(Kosova Sot Online)