Vuçiq i drejtohet sot popullit serb për rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 09:26
Vuçiq i drejtohet sot popullit serb për rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do t’i drejtohet sot popullit serb me një fjalim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin zyrtar nuk thuhet arsyeja e fjalimit, por raportohet se do të diskutohet për rezultatet e zgjedhjet që u mbajtën në veri të Kosovës,

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë mbajtur në katër komuna në veri të Kosovës, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

(Kosova Sot Online)