Aksidenti i rëndë në Komoran, polcia jep detaje

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 10:16
Aksidenti i rëndë në Komoran, polcia jep detaje

Policia e Kosovës ka japur detaje për aksidentin që ka ndodhur sot në mëngjes në Komoran, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Kurse, dy persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.”

(Kosova Sot Online)