Prishtinasi kanoset dhe linçohet, bëhet thirrje për ta vrarë

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 12:09
Prishtinasi kanoset dhe linçohet, bëhet thirrje për ta vrarë

Një person në Prishtinë është kanosur përmes rrjeteve sociale, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka njoftuar se ndaj tij është bërë thirrje edhe për vrasje.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ndjehet i kanosur pasi që në disa platforma sociale është linçuar dhe po ashtu ka vërejtur komente me thirrje për vrasje ndaj tij. Është informuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar PK.

(Kosova Sot Online)