Albin Kurti: Nuk jam penduar që jam bërë kryeministër

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 14:14
Albin Kurti: Nuk jam penduar që jam bërë kryeministër

Kryeministr i Kosovës, Albin Kurti, sot në një prononcim për media është pyetur “A jeni penduar që jeni bërë kryeministër e jo prokuror?”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se nuk është penduar pse është bërë kryeministër dhe se njëjtë nuk është penduar as kabineti i tij nga Qeveria dhe shumica e Kuvendit të Kosovës dhe e qytetarëve.

“Nuk jam penduar që jam kryeministër, besoj që njësoj e kanë ndjenjën kolegët e mi nga Qeveria, edhe shumica në kuvendin e republikës, edhe padyshim shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës. Mirëpo, është evidente që me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka ndryshuar legjislativi dhe ekzekutivi, ka filluar transformimi i madh demokratik e zhvillimor i vendit tonë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)