Vushtrri: Burri theri me thikë gruan e tij e më pas veten, kërkohet paraburgim ndaj tij

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 14:53
Vushtrri: Burri theri me thikë gruan e tij e më pas veten, kërkohet paraburgim ndaj tij

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Sllatinë të Vushtrisë.

Një burrë ka therrur me thikë gruan e tij dhe veten, të shtunën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dy kanë pranuar trajtim mjekësor

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse, policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themlore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për se prokuroria ka parashtruar këresë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“VRASJE NË TENTATIVË /Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)