Kryeministri Kurti: Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 15:48
Kryeministri Kurti: Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që ai e drejton e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave në STEM, përcjell “Kosova Sot Online”.

”Sot organizuam edicionin e parë të STEMinists, një konferencë që feston gratë dhe vajzat që japin kontribute të paçmueshme në fushat STEM dhe thyejnë shumë barriera të padrejta në proces. Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave në STEM”, ka shkruar Kurti në Twitter.

(Kosova Sot Online)