Rohde: Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 17:48
Rohde: Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara

Pas liberalizimit të vizave ky akt i Komitetit të Ministrave e ofron Kosovën edhe më afër familjes evropiane, ka theksuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por deri te anëtarësimi i plotë ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin  është vendimtar për të ecur përpara”.

”Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane.  dha mbështetje të plotë në këtë hap”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova synon që të bëhet pjesë e Këshillit të Europës, sidomos pas përjashtimit të Rusisë.

Por Beogradi vazhdon të kundërshtojë çdo integrim të Kosovës në struktura euro-atlantike.

(Kosova Sot Online)