Tahiri: Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po hartohet fshehtas

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 20:20
Tahiri: Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po hartohet fshehtas

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëllimet e Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin, i ka komentuar ish-krynegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tahiri, se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe që sipas saj, po hartohet fshehtas do të duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese para takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 2 maj në Bruksel.

Ajo ka thënë se Qeveria nuk guxon të bëjë Asociacion me kompetenca ekzekutive pasi që është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq për bojkotimin e zgjedhje komunale në veri nga serbë, sipas Tahirit, është orkestruar nga Vuçiq dhe ka për qëllim që t’i jepet Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

“Bojkoti i serbeve te zgjedhjeve ne veri i orkestruar nga Vucici ka si qellim qe Asociacionit ti jepen kompetenca ekzekutive, por Qeveria Kurti nuk guxon ta bej kete sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves. Prandaj, draft statuti i Asociacionit ( qe po hartohet fshehtas) duhet te shkoj ne Gjykaten Kushtetuetese para te shkoj ne takimin e Kurtit me Vucicin me 2 maj.” – ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)