Gashi: 33 anëtarë të KiE votuan pro anëtarësimit të Kosovës

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 19:14
Gashi: 33 anëtarë të KiE votuan pro anëtarësimit të Kosovës

Pranimin e aplikimit të vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi tha se nuk ka rëndësi se çka thotë Serbia për këtë proces, por ajo se çka thanë anëtarët e KiE-së.

“Sot pak rëndësi ka se çka thotë Serbia, se çka mendon Serbia, për ne sot me rëndësi është se çka thanë anëtarët e Këshillit të Evropës dhe si votuan ata. Pra 33 anëtarë të KiE votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE”, u shpreh Gashi.

Ai tha se kjo u bë është falë një pune të vazhdueshme të të gjitha institucioneve dhe përfaqësuesve politikë të Kosovës.

“Sot mbërritëm në këtë pikë që është arritje e përbashkët”, shtoi ai.

Gashi theksoi se shtatë vota ishin kundër, pesë abstenime dhe 33 pro.

(Kosova Sot Online)