Joseph: Votimi i KiE-së nxit perspektivat për formimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 19:55
Joseph: Votimi i KiE-së nxit perspektivat për formimin e Asociacionit

Vota pro anëtarësimit të Kosovës, i afron serbët drejt Asociacionit të shumëkërkuar, ka deklaruar analisti amerikan dhe ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Votimi i KiE-së nxit perspektivat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Implementimi (i Asociacionit) do ta bëjë të pashmangshëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke u dhënë serbëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Si dhe, liberalizimi i vizave më në fund do t’u mundësojë serbëve lëvizje të lirë në BE”, ka shkruar Joseph.

(Kosova Sot Online)