Osmani: Marrëveshja e re por e njëjta Serbi e vjetër

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 20:53
Osmani: Marrëveshja e re por e njëjta Serbi e vjetër

Dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit, i ka përmendur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.

Ky është shkrimi i plotë i presidentes Osmani:

Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit:

1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2)

2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4)

Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër.

(Kosova Sot Online)