Vuçiç: Njerëzit tanë në Kosovë kanë treguar se në cilin vend duan të jetojnë

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 21:25
Vuçiç: Njerëzit tanë në Kosovë kanë treguar se në cilin vend duan të jetojnë

Një ditë pas zgjedhjeve në veri të Kosovës të cilat u bojkotuan masivisht nga komuniteti serb në atë zonë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër ndaj komunitetit ndërkombëtar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vuçiç e cilësoi një kryengritje politike paqësore bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe i akuzoi zyrtarët perëndimorë që ndërmjetësojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si gënjeshtarë dhe mashtrues, duke shtuar se pakica serbe në Kosovë nuk do të tolerojë më “pushtimin” e huaj

“Njerëzit tanë në Kosovë kanë treguar se në cilin vend duan të jetojnë”, tha Vuçiç i zemëruar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për lejimin e Prishtinës që të mbajë zgjedhje në veri kur kur pritej bojkotimi nga serbët i kërkuar nga Beogradi.

(Kosova Sot Online)