Radman: Kroacia e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KE

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 22:34
Radman: Kroacia e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KE

Kroacia e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, por edhe në Bashkim Evropian, ka thënë ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime, Këshilli i Ministrave i KiE-së ka vendosur ta mbështesë aplikimin e Kosovës dhe e ka dërguar për votim në Asamblenë Parlamentare.

“Ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, tha Grliq-Radman për gazetarët, raporton televizioni kroat “HRT”. “Kosova e kërkoi mbështetjen nga shtetet anëtare, nuk kishte arsye të mos e mbështesnim”.

Grliq-Radman ka folur edhe për bojkotin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në veri të dielën.

“Bojkoti nuk është zgjidhje e mirë, nuk është model i mirë. Nuk kontribuon në asnjë zgjidhje për këtë çështje”, tha Grliq-Radman.

(Kosova Sot Online)