Vetura merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht familja

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 08:49
Vetura merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht familja

Një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmëlisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet me dije se brenda veturës ishte duke udhëtuar një familje.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm dëme materiale.

Kurse, hetimet kanë filluar për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

“Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)