E rëndë: 56-vjeçari bie nga kati i katërt i ndërtesës

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 09:41
E rëndë: 56-vjeçari bie nga kati i katërt i ndërtesës

Një 56 vjeçar ka rënë sot nga kati i katërt i pallatit në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se 56 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia.

(Kosova Sot Online)