KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve për komunat veriore

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 09:44
KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve për komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se sot do të shpallen rezultatet për zgjedhjeve  në katër komunat veriore të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

KQZ përmes një komunikatë ka njoftuar se të martën nga ora 13:15 mban mbledhjen e radhës.

Pikë e rendit të ditës është edhe shpallja e rezultateve për zgjedhjet për kryetar të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

(Kosova Sot Online)