67-vjeçari gjendet i vdekur afër një biçiklete

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 10:21
67-vjeçari gjendet i vdekur afër një biçiklete

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë, u gjet i vdekur pranë biçikletës së tij.

Nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se është një vdekje natyrale.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 67-vjeçarit.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)