Policia e Kosovës arreston një serb, dyshohet për gjuajtje me armë zjarri

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 10:54
Policia e Kosovës arreston një serb, dyshohet për gjuajtje me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Makresh të Novobërdës ka arrestuar një serb i cili dyshohet se ka shtënë me armë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, atij i është konfiskuar një armë, 22 fishekë dhe dhe një karikator.

“Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës. Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) armë automatike AK-47, njëzet e dy (22) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)