Në gazetën zyrtare të BE-së publikohet vendimi për heqjen e vizave

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 11:16
Në gazetën zyrtare të BE-së publikohet vendimi për heqjen e vizave

Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian sot është publikuar rregullorja e cila parasheh heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas nenit 2 të Rregullores, ajo hyn në fuqi më 15 maj të vitit 2023, ka bërë të ditur drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha.

Regullorja parasheh që liberalizimi i vizave të ndodhë, më së largu, më 1 janar 2024.

“Sapo u publikua në gazetën zyrtare të BE-së Rregullorja 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas nenit 2 të Rregullores ajo hyn në fuqi me 15 maj 2023”, ka thënë Shasha.

(Kosova Sot Online)