Vritet një person, braktiset para spitalit i gjakosur

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 13:01
Vritet një person, braktiset para spitalit i gjakosur

Një shqiptar rreth moshës 30 vjeçare është gjetur i vdekur në dyert e e spitalit të qytetit të Girona në Spanjë me plagë me thikë në bark, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Një infermiere dhe një mjek ndihmuan për të nxjerrë nga makina shqiptarin. Më pas makina që e solli u largua shpejt.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar se kush e vrau.

(Kosova Sot Online)