Vela: Serbia s’po i verifikon të gjitha diplomat e lëshuara nga Universitetet dhe Kolegjet në Kosovë

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 13:08
Vela: Serbia s’po i verifikon të gjitha diplomat e lëshuara nga Universitetet dhe Kolegjet në Kosovë

Shefi i stafit të presidents, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shkruar në “Twiter” se Kosova po kryen pjesën e saj në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vela ka thënë se serbët lokal që kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut mund t’i dorëzojnë diplomat për verifikim, ndërsa në anën tjetër Serbia nuk i verifikon të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet dhe kolegjet në Kosovë.

“Kosova po bën pjesën e saj në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit. Serbët lokal që kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut tash mund t’i dorëzojnë diplomat për verifikim. Në anën tjetër, Serbia nuk i verifikon të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet dhe kolegjet në Kosovë”, ka shkruar Vela në Twitter.

(Kosova Sot Online)