Borxhet e qytetarëve ndaj KRU “Prishtina”, arrijnë miliona euro

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 13:18
Borxhet e qytetarëve ndaj KRU “Prishtina”, arrijnë miliona euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se do të intensifikoj shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

KRU ka thënë se kjo po bëhet për shkak se nuk është bërë pagesa për shërbimet e ujësjellësit, pasi borxhet ndaj shërbimeve të ujit janë mbi 45 milion euro.

“KRU-ja nga dita e nesërme do të intensifikoj shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve, për shkak të mospagesave për shërbimet e ujësjellësit kur dihet tashmë që borxhet ndaj shërbimeve të ujit janë mbi 45 milionë euro. Por jo vetëm, ngase nesër do i realizojmë dy shkyçje të mëdha, për arsye të tjera, për të cilat do njoftoheni”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)