Presidentja Osmani nesër e viziton Shkupin e Tetovën

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 13:45
Presidentja Osmani nesër e viziton Shkupin e Tetovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë një vizitë zyrtare në Maqedoni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo do të pritet nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

Osmani do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, Kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevskin, dhe do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Osmani gjatë vizitës në Maqedoninë Veriore do ta vizitojë edhe komunën e Tetovës.

(Kosova Sot Online)