Rrebeshe shiu dhe shtrëngata deri në këtë ditë

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 14:15
Rrebeshe shiu dhe shtrëngata deri në këtë ditë

Reshjet e shiut do të vijojnë deri mesditën e së mërkurë në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Priten reshje intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata.

Të prekura do të jenë qarku i Lezhës dhe i Durrësit. Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni .

Gjoni shtoi se se të mërkurën moti do të përmirësohet.

“Sot dhe nesër pasdite do të vijojnë reshjet në të gjithë territorit. Në Lezhë dhe Durrës do të jenë më intensive të shoqëruara me shtrëngata. Në Shkodër situata do të jetë më e qetë. Shqipëria e mesme do të ketë reshje mesatare ndërsa në Shqipërinë e jugut do të jenë të dobëta. Presim që era të jetë e fortë”, tha Gjoni.

“Nga mesdita e së mërkurës presim që moti të përmirësohet. E enjtja, e premtja, e shtuna, e diela do të jetë me diell. Gjatë ditës së nesërme, do të kemi ulje të vogël në vlera minimale ndërsa mëngjesin e së enjtes presim të kemi zbritje të temperaturave që në fundjavë do të shënojë sërish rritje e të kapë vlerat 25 gradë”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)